Ju Shqetëson Kolla? Cilat Janë Zgjidhjet Natyrale Plot Shëndet

Sidomos në rastet kur kolla është ende jo e thellë dhe nuk është bërë e rëndë, ju mund të provoni disa zgjidhje natyrale krejt ideale.

Ka mjaft produkte apo bimë mjekësore që ju vijnë në ndihmë.

Këto produkte janë mjaft të thjeshta për t’u gjetur madje mund t’i keni në shtëpinë tuaj.

Me to mund të përgatisni shurupe dhe çajra me efekte shumë mirëbërëse.

AgroWeb.org ju këshillon t’i përdorni këto zgjidhje natyrale në momentet, kur kolla bëhet më e bezdisshme dhe këmbëngulëse.

Gjithashtu mund t’i përdorni si qetësues në mbrëmje, për të qenë në gjendje për të pushuar mirë, pavarësisht kollitjes.

Zgjidhjet e përshkruara më poshtë nga AgroWeb.org vlejnë edhe për fëmijët e moshave mbi 4 vjeç, por në çdo rast këshilla e mjekut është e nevojshme për ta.

Për përgatitjen e shurupit, nxehni për 2-3 minuta në një enë metalike lëngun e shtrydhur të një limoni mesatar.

Hiqeni nga zjarri dhe kalojeni lëngun në një tas duke shtuar një lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër dhe një gjysmë gote uji me mjaltë.

Përzijini mirë të gjithë përbërësit së bashku. Më pas kalojeni masën e përftuar në kavanoz qelqi të sterilizuar dhe ruajeni në frigorifer.

Merrni një ose dy lugë çaji për të kuruar kollën sa herë që ju bezdis dhe një tjetër lugë para gjumit.

Merrni tri kokë të plota hudhra mesatare dhe pastroni thelpinjtë. Më pas pritini në copa për së gjati dhe kalojini në një enë metalike bashkë me gjysëm litri ujë.

Vendoseni në zjarr dhe lërini të vlojnë derisa gjysma e ujit të avullojë. Filtroni hudhrat nga uji i tyre.

Pasi të jetë ftohur pak uji, shtoni në të një filxhan çaji me uthull molle dhe 50 ml mjaltë. Përzijeni të gjithë masën dhe vendoseni në një enë qelqi të mbyllur në frigorifer.

Merrni një lugë çaji në ditë pas ngrënies së mëngjesit dhe një në darkë para gjumit.

Ju duhen dy qepë të madhësisë mesatare. Pastojini nga cipat dhe pritini në rrathë. Më pas vendosini në një enë metalike dhe shtoni një litër ujë.

Qepët duhet të jenë të mbuluara tërësisht nga uji. Lëreni ujin të vlojë për 15-20 minuta. Më pas, kullojeni masën dhe lëreni të ftohet.

Shtoni lëngun e një limoni dhe kalojeni të gjithë përbërjen në një shishe qelqi. Ruajeni të mbyllur në frigorifer. Pini nga një lugë çaji sa herë që kolla bëhet e bezdisshme.

Për përgatitjen e një gote të tillë ju duhen dy lugë çaji me trëndafil të egër të tharë dhe të thërrmuar. Mbi to duhet të shtoni 250 ml ujë të vluar.

Lëreni tretësirën të lëshojë ekstraktet mirëbërëse për rreth 15 minuta. Më pas filtrojeni dhe pijeni të ngrohtë një deri në dy herë në ditë.

Ky është një shurup i thjeshtë për t’u përgatitur në momentin kur përpiqeni të qetësoni kollën në mënyre natyrale.

Thjesht përzieni mjaltin bashkë me uthullën e mollës në sasi të barabarta. Një lugë çaji është masa e duhur për ta pirë menjëherë sapo ju bllokon kolla./AgroWeb.org

Ju Shqetëson Kolla? Cilat Janë Zgjidhjet Natyrale Plot Shëndet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook