Fati i keq i ultrasve të Partizanit, autobusi i lë pa parë spektaklin e Stenio Zhunior

Tifozët e Partizanit sot kanë qenë shumë të pafat. Ata ishin organizuar si zakonisht që të ndiqnin ndeshjen e skuadrës së tyre në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Kukësit. Grupimi “Ultras Guerrils” kishte përgatitur si zakonisht udhëtimin me autobus dhe ishte nisur në kohë për të mbërritur në startin e sfidës.

GUERRILS

Por gjatë udhëtimit ka ndodhur një e papritur, pasi autobusi me të cilin udhëtonin është prishur. Për këtë arsye, tifozët kanë humbur pjesën e parë të sfidës mes skuadrës së tyre dhe Kukësit.

Një fat i keq për ta, duke pasur parasysh se nuk shijuan dy golat e Stenio Zhunior, traversën e brazilianit apo edhe shtyllën e Skukës në një pjesë të parë të dominuar thuajse plotësisht nga ekipi kryeqytetas.

Arena e Lajmit


Fati i keq i ultrasve të Partizanit, autobusi i lë pa parë spektaklin e Stenio Zhunior

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook