Kultivuan drogë në një zonë të pyllëzuar në Vlorë, kush janë dy të rinjtë e arrestuar (EMRI)

850x636 Policia Vlore1 E16306544986951630862087 601x450 1

Finalizohet, pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Observe”, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona për kultivim droge.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Kaludjo Kociraj, 30 vjeç dhe Agron Abdulaj, 30 vjeç, të dy banues në fshatin Treblovë.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni, nga Stacioni i Policisë Selenicë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Vihen në pranga 2 shtetas, bashkëpunëtorë në kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Observe”.

Si rezultat i operacionit u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit K. K., 30 vjeç, banues në fshatin Treblovë. Gjithashtu u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Treblovë.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë disa muajve dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Treblovë, në vendin e quajtur “Moçalet”, kanë kultivuar bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë zonë u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kultivuan drogë në një zonë të pyllëzuar në Vlorë, kush janë dy të rinjtë e arrestuar (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook