Kapiteni i Milanit, Alesio Romanjoli, do të largohet këtë verë nga kampionët e Italisë pas fitimit të Serisë A, me kuqezinjtë që janë të gatshëm për të pritur oferta.
Pas Njukasëllit, një tjetër klub nga Premier Liga shfaq interesin për 27-vjeçarin. Bëhet fjalë për Fulhamin, klubi nga Londra që sapo u ngjit në elitën e futbollit anglez.
Londinezët i kanë ofruar një kontratë prej 4 milionë eurosh në vit mbrojtësit italian, të cilën ai po e merr në konsideratë.
Në fillim të kësaj merkatoje, Romanjoli përflitej për një lëvizje drejt Lacios, por pas interesit të shfaqur nga Premier Liga, duket se kapiteni i kuqezinjve ka hequr dorë nga kryeqytetasit italianë.
Arena e Lajmit
Loading…