54-vjeçari Valentin Gjoni është ndaluar nga autoritetet në Londër pasi gjatë kontrollit nga autoritetet iu gjetën para të padeklaruara.
Ndërsa ishte pyetur nga Gjoni është shprehur se po udhëtonte për në Itali, për t’u drejtuar më pas Shqipëri dhe se nuk kishte para në automjet.
Por pas kontrollit doli e kundërta pasi efektivët gjetën 20, 000 £ të mbështjella me letër alumini, të fshehura në automjet.
Gjithashtu më shumë se 15,000 £ u gjetën gjithashtu të fshehura brenda xhepave të palltos dhe 5,000 £ të vendosura brenda një çantë dore.
Arena e Lajmit