Pas një hetimi disa mujorësh nga SHKB e Ministrisë së Drejtësisë, Gjykata e Tiranës vendos masat e sigurisë për 18 punonjësit e IEVP Fier.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se për të 18 punonjësit është vendosur masa “Arrest shtëpie”.
Kujtojmë se në emisionin investigativ Stop, rreth një javë më parë është publikuar skandali në burgun e Fierit, ku dëshmia e penalitetit pastrohej pas pagesës së një shumë prej 600 eurosh.
Një qytetar ka treguar për emisionin se në vitin 2012 është dënuar me 8 vite burgim. Duke përfituar nga amnistia, ai ka dalë i lirë pas 5 viteve vuajtje dënimi. Në vitin 2022 ka kërkuar një dëshmi penaliteti, por i thonë, se ka 3 vjet dënim të pakryer. Qytetari dëshmon se i kanë kërkuar një shumë prej 600 Eurosh për ta pastruar dëshminë e penalitetit që i duhet për punë jashtë Shqipërisë.
EMRAT:
Gerard Nonaj
Ervis Alliaj
Bashkim Mecci
Eris Isufaj
Albi Rezhda
Dorjan Nukaj
Arbwri Gjermeni
Enflor Hoxha
Florida Mata
Fatos Lika
Neritan Mataj
Mato Mataj
Ermal Liccaj
Xheniana Buzi
Denisa Bendaj
Sidorela Vogli
Jonida Qato
Eduart Rrapaj
Arena e Lajmit