Paulo Dibala është në udhëkryqin e së ardhmes, por sinjalet që merr për rrugën që duhet të ndjekë nuk janë të mjaftueshme për ta bindur. Interi dukej destinacioni i sigurt, por tani situata ka ndryshuar, pavarësisht se sulmuesi i beson ende premtimit të Bepe Marotës që e ka lënë në pritje deri në spastrimin e repartit ofensiv.
Por kur dukej se ky ishte i vetmi problem, Interi ka riformuluar ofertën e tij, duke u tërhequr pas nga ajo fillestarja me 6 milionë euro në sezon plus 1 milionë euro në formë bonusesh për 4 vitet. Nuk ka ndryshuar kohëzgjatja, por vlera e propozuar.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, zikaltrit janë ndalur në 5 milionë euro bazë plus 1 milion euro shpërblim, me këtë të fundit që do të shkojë në llogaritë e 28-vjeçarit vetëm nëse ai luan më shumë se 50% të ndeshjeve. Në Milano duket se nuk kanë besim te forma e Dibalës, që ka lënë për të dëshiruar sezonin e fundit dhe për ofertën pritet ende përgjigjja e argjentinasit.
Arena e Lajmit
Loading…