3 Mënyra Si Të Hiqni Dorë Nga Sheqeri Në Kafe dhe Çaj

Në ditët e sotme ku sheqeri është i pranishëm në çdo lloj ushqimi të procesuar ose jo, varësia ndaj tij është thuajse e pashmangshme.

Gjithçka bëhet më e vështirë kur vjen puna tek limitimi i sasive të sheqerit që marrim “me dashje” në pijet e përditshme.

Kjo është një sfidë shumë e vështirë dhe e nevojshme, duke marrë parasysh të gjithe problemet shëndetësore që lidhen me sheqerin.

Nuk jetoni dot pa ëmbëlsuar kafenë apo çajin? AgroWeb ju jep 3 këshilla të shpejta se si të fitoni pavarësinë!

“Sheqeri është kaq i dëmshëm dhe ju mund të mos jeni as të vetëdijshëm sa shumë po konsumoni” thonë ekspertët. Ja se çfarë sugjerojnë ata që të bëni për të ulur konsumin e tij pa e bërë kafen apo çajin më pak të shijshëm:

Duhet të jeni të vetëdijshëm për sasinë e sheqerit apo ëmbëlsuesve të tjerë që përdorni gjatë ditës. Duhet të jeni të sinqertë me vetën e të kuptoni se ku qëndroni me konsumin e tij nëse kërkoni ndryshim.

Nëse e konusmoni kafen më shumë sheqer, t’i ushtroni vetes presion nuk është e nevojshme. Fillojeni procesin duke përgjysmuar sasinë e tij gjatë javës së parë. Vazhdoni reduktimin duke përgjysmuar sasinë javë pas jave.

Nëse reduktimi i ëmbëlsuesve në 0% do ju privonte nga kënaqësia e të pirit kafe apo çaj nuk është e nevojshme t’ja bëni vetes këtë. Mjafton të reduktoni përdorimin e tyre  sa më shumë të jetë e mundur.

Sado sasi të reduktoni është një fitore më shumë për ju dhe duhet të vetëlavdëroheni! Gjatë rrugës eksperimentoni me mënyra të reja që mund t’ju ndihmojnë, si për shembull të pini një lloj kafeje që ka kokrra më pak të pjekura dhe shije më të lehtë. / AgroWeb.org

3 Mënyra Si Të Hiqni Dorë Nga Sheqeri Në Kafe dhe Çaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook