Gjest altruist i gjermanit të Bajernit, ja çfarë është gati t’i dhurojë Manesë sulmuesi i bavarezëve

Leroi Sane është gati t’i dhurojë fanellën me numrin 10 shokut të ri të skuadrës, Sadio Mane, pas transferimit të yllit senegalez nga Liverpuli këtë javë. Lajmin e zbulon vetë babai i sulmuesit gjerman, i cili komentoi transferimin e 30-vjeçarit në “Allianz Arena”.

sane

Numrin 10 në Mynih e mban Sane, i cili e trashëgoi atë nga Arjen Roben pasi u transferua nga Mançester Siti në vitin 2020. Numri 10 është fanella që Mane mbante në “Anfield” prej vitit 2018 dhe është numri i tij i preferuar, pavarësisht se në konferencën e prezantimit 30-vjeçari deklaroi se numri nuk kishte asnjë rëndësi për të. Por Sulejman Sane konfirmon se djali i tij nuk do të ketë asnjë problem për t’ia dorëzuar numrin 10 shokut të ri të skuadrës.

“Sadio Mane është i njohur me numrin e tij 10 te Liverpuli dhe në kombëtaren e Senegalit, ndërsa te Bajerni këtë numër e mban tim bir”, tha babai i Sanesë për “Radio Futurs Medias” . “Por nëse Sadio e do numrin 10, atëherë unë jam i sigurt se nuk do të kishte asnjë problem për Leroin që t’ia jepte”.

Edhe numri 7, i cili ka një domethënie speciale te rekordmenët e Gjermanisë, pasi është mbajtur nga emra të mëdhenj si Mehmet Sholl dhe Frenk Riberi, nuk është gjithashtu i disponueshëm. Ky numër mbahet nga Serzh Gnabri prej dy viteve të fundit dhe do të lirohej vetëm në rast se talenti i kombëtares gjermane do të shitej, sepse ai nuk do të rinovojë kontratën që skadon në vitin 2023.

Arena e Lajmit


Loading…

Gjest altruist i gjermanit të Bajernit, ja çfarë është gati t’i dhurojë Manesë sulmuesi i bavarezëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook