Tirana është mposhtur në miqësoren e luksit të zhvilluar ditën e sotme kundër Fenerbahçes me rezultatin 4-0.
Skuadra e Orges Shehit e pa veten shumë shpejt në disavantazh teksa në minutën e 9-të të sfidës Mërgim Berisha dërgoi skuadrën turke në avantazh.
Fenerbahçe e dominoi sfidën në pjesën e dytë teksa shënoi dhe tre herë të tjera për të vulosur rezultatin final 4-0. Tirana e mbyll kështu fazën përgatitore në Turqi me një humbje në prag të sfidave të Europës.
Fenerbahçe 4-0 Tirana
Berisha 9′, Novak 53′, Pelkas 84′, Samata 88′
Rastet kryesore:
-Samata realizon golin e katërt të sfidës për Fenerbahçen.
-Goli i Fenerbahçes, Pelkas realizon edhe të tretin.
-Fenerbahçe dyfishon shifrat me anë të Novak.
-Goli i Berishës, sulmuesi realizoi për Fenerbahçen pas një harkimi në zonë.
FORMACIONET:
Fenerbahçe: Ertugrul, Lemos, Serdar, Novak, Osai, Gustavo, Bruma, Irfan, Linkoln, Mert Hakan, Berisha
TIRANA: Bekaj, Tosheivski, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci, Aleksi, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, Devid
Arena e Lajmit
Loading…