Orë fiktive pune brenda burgut të Fierit, si iu ul dënimi ‘Llaçit’, krahut të djathtë të Tan Kateshit, kapobandës së Elbasanit në ’97-ën

93

Zbardhen detaje nga dosja penale e punonjësve të burgut të Fierit, të cilët akuzohen për abuzim me detyrën, pasi kanë favorizuar të burgosur.

Dje 18 punonjës të IEVP së Fierit iu caktua masa ‘arrest shtëpie’, ndërkohë që në dosjen e siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala renditen dhe abuzimet që ata kanë kryer.

Mes emrave të të dënuarve që ka përfituar lehtësim dhe ulje të dënimit të tij është dhe Taulant Balliu, një emër i përfolur i drejtësisë shqiptare. Taulant Balliu i njohur ndryshe me pseudonimin “Llaçi”, ka qenë krahu i djathtë i kapos së grupit kriminal të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit.

Në dosjen penale të hetuar nga prokurori Bledar Valikaj, të dënuarit Balliu ka rezultuar se për këtë të dënuar janë verifikuar 130 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën muajit Tetor, Nëntor, Dhjetor viti 2019 dhe Janar, Shkurt viti 2020.

“Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.68 prot datë 26.02.2018, i cili fillon me datën 04.07.2019 dhe përfundon me datë 05.09.2020 dhe rezulton se i dënuari Taulant Balliu, ka dalë në punë 60 e konvertuar në ulje dënimi 9 ditë konkretisht;

Për muajin Tetor 2019, ka dalë për punë në datat 2, 3, 14 (gjithsej 3 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajin Nentor 2019, ka dalë për punë në datat 21, 26, 28, 29, 30 (gjithsej 5 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajin Dhjetor 2019 ka dalë për punë në datat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 21, 24, 26 (gjithsej 22 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajin Janar 2020, ka dalë për punë në datat 8, 10, 11, 13, 14, 22, 24, 27, 28, 29 (gjithsej 10 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajin Shkurt 2020 ka dalë për punë në datat 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10, 11, 12, 14, 17, 18, 19, 20, 21, 24, 25, 27, 28, 29 (gjithsej 20 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Referuar Urdhrit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime”. Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.”, thuhet në dosje.

Sipas hetimeve, personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Çështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Bashkim Meci Përgjegjësi i Sektorit Shëndetësor Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha.

Ndërkohë, personat përgjegjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Ervis Alliaj, Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP.

Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 19.5 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 9 ditë ulje dënimi nga puna.

KUSH ESHTE TAULANT BALLIU

Taulant Balliu gjatë trazirave është mbajtur si një prej ekzekutorëve kryesor të bandës, të përbërë nga 30 persona, 11 prej të cilëve të vrarë. Tashmë Balliu, krahu i djathtë i Tan Kateshit i është përkushtuar fesë islame prej shumë vitesh.

Arena e Lajmit

Orë fiktive pune brenda burgut të Fierit, si iu ul dënimi ‘Llaçit’, krahut të djathtë të Tan Kateshit, kapobandës së Elbasanit në ’97-ën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook