Klubi i Kategorisë së Parë surprizon me zgjedhjet, ja kush do të jetë trajneri dhe drejtori i ri

Nuk humbasin kohë në Cërrik, prezantohet struktura e re drejtuese. Është zgjedhur trajneri dhe drejtori i ri klubit, por ndryshimet kanë prekur edhe akademinë. Turbina i ka idetë të qarta për sezonin e ri, ndaj po ndërhyn në çdo drejtim. Presidenti Gentjan Gjoka ka vendosur përfundimisht për “timonierin” e ri.

Faslliu

Do të jetë Adriatik Faslliu, që sezonin e fundit e mbylli te Butrinti. Duhet thënë se bëri një punë të mirë, ndonëse sarandjotët ranë. Në krah të tij është emëruar Albion Miraka, një djali i ri, por me perspektivë të mëdha. Drejtor i përgjithshëm i klubit do të jetë Ardi Gjançi, i cili rikthehet te Turbina pas dy vitesh mungesë. Drejtor sportiv mbetet Alfred Allamani, një emër shumë i njohur për futbollin cërrikas. Shefi i klubit po ashtu nuk lëviz, është Engjëll Belshi.

Për sa u përket ekipeve të moshave, U-19 do ta drejtojë Amarildo Hoxha, një ish-lojtar i Turbinës tashmë me profesion doktor. U-17 trajner i jepet Ilir Cërrikut, edhe ky një ish-futbollist i ekipit të Turbinës vite më parë. U-15 do të ketë trajner Andi Bibon. Turbina shumë shpejt do të hapë edhe një ekip femrash këtë sezon të ri, pasi është kusht edhe nga FSHF-ja. Ndërsa trajnerët e ekipeve të moshave të tjera akoma nuk janë vendosur ende, por do të zbardhen në vazhdim.

Bashkia Cërrik ka ndërhyrë edhe në infrastrukturë. Ata po ndërtojnë një fushë në Shtërmen, fare pranë qytetit. Qëllimi është që skuadra të evitojë stërvitjet në kryeqytet, siç ka ndodhur vitet e fundit. Drejtuesit po aranzhohen që ajo të jetë gati sa më shpejt. Ky terren do të jetë ndihmë edhe për akademinë.

MARIGLEN MIRAKA – Arena e Lajmit


Loading…

Klubi i Kategorisë së Parë surprizon me zgjedhjet, ja kush do të jetë trajneri dhe drejtori i ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook