Anhel Di Maria është shndërruar prej kohësh në objektivin kryesor të Juventusit në merkato, me argjentinasin që nuk duket se e fsheh interesimin për këtë transferim edhe në daljet publike.
Ka qenë vetë 34-vjeçari i cili në një intervistë për “ESPN” u vendos përpara një zgjedhjeje mes fanellës së Romës dhe asaj të bardhezinjve, me Di Marian që u përgjigje se nuk ka dyshime në këtë zgjedhje dhe se “Zonja” është klubi më i madh në Itali.
“Kjo nuk më intereson (i referohet fanellës së Romës”.
Kjo (i referohet fanellës së Juventusit) i përket klubit më të madh të Italisë, një nga skuadrat që është e interesuar për mua, për momentin jam duke reflektuar mbi zgjedhjen.”, u shpreh Di Maria.
Arena e Lajmit
Loading…