Prapaskenat tek Junajtid/ Rangnik u largua prej Ten Hagut, holandezi s’e donte

Trajneri i ri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, ka luajtur një rol vendimtar në largimin e Ralf Rangikut nga klubi. Trajneri gjerman, i cili mori drejtimin e skuadrës provizorisht për 6 muaj pas shkarkimit të Solskjaerit, do të vazhdonte të bënte rolin e konsulentit të merkatos në “Old Trafford” në dy sezonet e ardhshme.

ten-hag-rangnick

Por “ESPN” raporton se ish-trajneri i Ajaksit nuk donte që të punonte me Rangnikun, të cilit më pas iu prish kontrata me “Djajtë” dhe mori drejtimin e kombëtares së Austrisë.

Burimet e “ESPN” konfirmuan se Rangnik priste të kishte një takim ballë për ballë me teknikun e ri holandez, por Ten Hag e injoroi atë dhe pranonte  vetëm që të fliste në telefon. Marrëdhëniet e tyre vazhduan të ftohen deri në pikën sa erdhi largimi.

Arena e Lajmit


Loading…

Prapaskenat tek Junajtid/ Rangnik u largua prej Ten Hagut, holandezi s’e donte

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook