Arrestimi i ‘Guccit’ në Kolumbi/ “Janë operativë dhe ‘të besës’”, gazetarja Lala: Ja pse shqiptarët janë futur ‘thellë’ në kartelet e drogës në Amerikën Latine

Denizi Reni 770x355

Deniz Klironomi, i njohur me nofkën “Gucci”, i cili u arrestua dy ditë më parë në Kolumbi është bërë sot objekt diskutimi në emisionin ‘Open’ në ‘News24’.

Gazetarja Klodiana Lala tha se shqiptar është një personazh i botës së krimit, por nuk ka të dhëna nëse drejtonte apo jo një kartel droge.

Kujtojmë se Klironomi është akuzuar nga nëna e shtetasit Renato Hamza ose “Reni Elbasanit”, person i zhdukur prej 2014, se ka marrë pjesë në zhdukjen e tij së bashku me shtetasin Indrit Shaqja, aktualisht në burg i dënuar për dy vrasje.

“Shqiptarët janë fuqizuar shumë në trafikun e drogë dhe kanë avancuar në trafikun e drogës në Amerikën latine. Por smund të them se është kreu i një karteli. Shqiptarët mund të garantojnë transportin, burimin, por nuk e besoj se…kam parë shkrimet e mediave të huaja. Do ishte e ekzagjeruar që të thoja se është një nga bosët e kartelit. Është personazh i rëndësishëm që është futur thellë në kartelin e drogës, por të thuash që ky drejtohen kartelin, është e madhe. Shqiptarët bashkëpunojnë, janë bërë të rëndësishëm, pasi veprojnë mbi baza gjinore, të ‘besës’ janë operativë për mënyrën se si hyjnë në treg. Dritan Rexhepi e drejtonte nga burgu kartelin e drogës, por qëndroi një kohë të gjatë atje. Është histori e ashpër atje, një histori se si funksionon është e thellë.”, tha ajo.

Arena e Lajmit

Arrestimi i ‘Guccit’ në Kolumbi/ “Janë operativë dhe ‘të besës’”, gazetarja Lala: Ja pse shqiptarët janë futur ‘thellë’ në kartelet e drogës në Amerikën Latine

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook