Domeniko Berardi lidhet çdo verë me emrin e Juventusit, por sulmuesi i Sasuolos nuk e ka gjetur akoma rrugën për në Torino, aty ku mbërritja e Di Marias ua kishte mbyllur derën transferimeve të tjera në atë repart.
Por ngecja e situatës me argjentinasin e ka rikthyer sërish në vëmendjen e bardhezinjve italianin, që nga ana tjetër po pret lëvizjet e Juves për të vendosur për të ardhmen e tij. 28- vjeçari mendon se ka ardhur koha për të ndryshuar skuadër, por dëshiron ta bëjë këtë duke u transferuar në një ekip të madh, një operacion që sido që të shkojë, do ta vendosë përballë Berardin me të ardhmen e mundshme ose të shkuarën në javën e parë të kampionatit.
Arena e Lajmit
Loading…