VIDEO / Vijareali ëndërron për 45 minuta, Liverpuli e masakron në pjesën e dytë. Skuadra e Klop shkon në finalen e Ligës së Kampioneve

Liverpul ka shkuar në finalen e Ligës së Kampioneve duke mundur me shifrat 3-2 Vijareal në një ndeshje me dy fytyra, që pa 45 minuta ku gjithçka ishte e hapur e më pas 45 minuta të tjera ku skuadra e Klop u kthye e pamëshirshme.

dfgdfgfgdfgdfg

Pjesa e parë pa spanjollët në formë të shkëlqyer, duke sulmuar e duke shënuar me Dia dhe me Kokelë, teksa mbajtën larg sulmin e rrezikshëm të skuadrës angleze. Kështu, shifrat 2-0 anulonin fitoren me të njëjtin rezultat të skuadrës së Klop në ndeshjen e parë në Angli.

Por në fraksionin e dytë të lojës, aktivizimi i Luis Diaz në vend të Zhota ktheu fatin e sfidës pasi ai i dha shpejtësi lojës së skuadrës dhe krijoi hapësira. Fabinjo, Luis Diaz dhe Mane shënuan 3 gola brenda 12 minutash dhe përmbysën plotësisht rezultatin e sfidës teksa siguruan kualifikimin për ekipin e Klop, i cili kthehet në finalen e Ligës së Kampioneve për herë të tretë në 5 vitet e fundit.

VIJAREAL-LIVERPUL 2-3
3′ Dia, 41′ Kokelë / 62′ Fabinjo, 67′ Luis Diaz, 74′ Mane

NGJARJET KRYESORE

86’ Kapue bën ndërhyrjen e dytë të parregullt për karton të verdhë në këtë ndeshje dhe largohet para kohe nga fusha e lojës, duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë në minutat e fundit.

74’ GOOOL LIVERPULI. Kundërzbritje e jashtëzakonshme e të kuqve, Mane eviton Rulin që doli nga zona e tij dhe pastaj e kishte të thjeshtë të dërgonte topin në rrjetë.

67’ GOOOL LIVERPULI. Aleksander-Arnold dërgon një harkim të kalibruar për Luis Diaz i cili me dy tentativa dërgon sferën në rrjetë.

66’ Luis Diaz i afrohet golit të dytë për Liverpulin. Ai shfaqet në krahun e majtë dhe lëshon një gjuajtje të devijuar nga Albiol që prek shtyllën e përfundon jashtë.

62’ GOOOL LIVERPULI. Fabinjo shfaqet i vetëm në zonë duke iu shmangur pozicionit jashtë loje dhe mposht Rulin me një gjuajtje që kalon mes këmbëve të portierit.

55’ Fati ndihmon Vijarealin. Një gjuajtje e Aleksander-Arnold devijohet nga Kokelë dhe përfundon në traversë.

40’ GOOOL VIJAREALI! Spektakël i spanjollëve që gjejnë barazimin me Kokelë pas një gjuajtje me kokë pak hapa larg kuadratit, Barazohet plotësisht bilanci i duelit.

37’ Kërkon penallti Vijareali. Lo Celso shfaqet para Alison dhe mundohet të kalojë portierin i cili ndërhyn në këmbët e tij dhe e rrëzon, Makeli konfirmon goditje këndi mes protestave, edhe pas verifikimeve nga VAR.

14’ Keita tenton me një gjuajtje të befasishme nga jashtë zonës, sfera prek pjesën e sipërme të traversës dhe përfundon jashtë.

3’ GOOOL VIJAREAL! Aksion i shpejtë i ekipit vendas që hap mbrojtjen e Liverpul dhe i jep mundësinë Dia të shënojë një gol të rrufeshëm.

FORMACIONET ZYRTARE

asasassas

Arena e Lajmit


VIDEO / Vijareali ëndërron për 45 minuta, Liverpuli e masakron në pjesën e dytë. Skuadra e Klop shkon në finalen e Ligës së Kampioneve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook