Garet Bejl ka surprizuar me destinacionin e tij të ardhshëm në karrierën e tij.
Sipas asaj që raporton faqja zyrtare e “MLS”-së amerikane, ylli uellsian është shumë pranë transferimit te skuadra e Los Angeles FC.
32-vjeçari del si lojtar i lirë më 30 qershor duke qenë se i skadon kontrata aktuale me Realin e Madridit.
Bejl te Los Angeles FC do të bëhet shok skuadre me ish-kapitenin e Juventusit, Xhorxho Kielinin, i cili la “Zonjën e Vjetër” për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij pikërisht përtej oqeanit.
Në sezonin që përfundoi me fanellën “Los Blancos”, Bejl u aktivizua gjithsej në La Liga në 5 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist për shokët e skuadrës.
5x Champions League winner
3x La Liga titles
221 goals for club & country@GarethBale11 is headed to @LAFC. pic.twitter.com/m7nZP070PN— Major League Soccer (@MLS) June 25, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…