“Rama ik”, Meta nxjerr pamjet nga koncerti i Noizy-t: Thirrje frymëzuese dhe buçitëse, armiku i Rinisë do japë llogari shumë shpejt (VIDEO)

Ilir Meta 1 1280x720

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një video nga koncerti i reperit Rigels Rajku (Noizy) që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dëgjohet thirrja, “Rama Ik”.

“Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare”, shprehet kreu i PL.

Në vijim, Meta nënvizon se “armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”.

“Rama ik”, Meta nxjerr pamjet nga koncerti i Noizy-t: Thirrje frymëzuese dhe buçitëse, armiku i Rinisë do japë llogari shumë shpejt (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook