Droga transportohej me tren çdo javë, shkatërrohet banda shqiptare në Itali, furnizonin me lëndë narkotike veriun e vendit

Cara Trient

Karabinierët e Trentos kanë finalizuar një operacion kundër tregtisë së paligjshme të drogës, teksa 38 persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit.

Arrestimet u kryen në provincat e Trento, Brescia, Vicenza, Mantua, Prato dhe Bari. Njerëz të tjerë u burgosën në Belgjikë dhe Holandë. Të arrestuarit janë 15 marokenë, tetë shqiptarë, tre tunizianë, një algjerian, një nga Kosova dhe dhjetë italianë.

Hetimet nga Karabinierët e Trentos filluan në maj 2020 nën drejtimin e prokurorit publik vendas. Gjatë procesit, ata zbuluan dy organizata të veçanta kriminale.

Banda e parë, e përbërë kryesisht nga shqiptarë që jetonin në Trentino, furnizonte tregtarët vendas kryesisht me heroinë, por edhe me kokainë, hashash dhe marihuanë. Heroina vinte nga zona e Milanos dhe u shitej në sasi të mëdha tregtarëve të vegjël tunizianë në Trento. Banda e blinte kokainën nga furnitorët në Campania dhe e dërgonte në Trento me makinë ose tren çdo javë.

Nga ana tjetër, anëtarët e organizatës së dytë kriminale vinin kryesisht nga Afrika e Veriut. Kjo bandë ishte e specializuar në tregtinë ndërkombëtare të kokainës. Droga u importua nga Belgjika dhe Holanda për t’u shitur në liqenin e sipërm të Gardës dhe në zonat e poshtme të Sarkës.

Arena e Lajmit

Droga transportohej me tren çdo javë, shkatërrohet banda shqiptare në Itali, furnizonin me lëndë narkotike veriun e vendit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook