Një aksident është raportuar ditën e sotme në Kurjan të Roskovecit. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motori.
Gazetari Ervis kushi raporton se viktimë ka mbetur 80-vjeçari Irfan Caushi, ndërkohë shoferi është identifikuar Ismet Verezi.
Autobusi i linjës Roskovec-Vlosh ishte me pasagjere ne momentin e përplasjes. Si pasoje e përplasjes është bllokuar qarkullimi i automjeteve në këtë aks ndërsa policia ndodhet ne vendin e ngjarjes për te kryer veprimet. Viktima është shoqëruar për në morgun e spitalit të Fierit pasi ka mbetur i vdekur ne vend ndërsa po behet edhe heqja e motorit dhe largimi i autobusit për te bere te mundur qarkullimin e mjeteve.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë.
Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.
Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.