32 personat e arrestuar të martën në zonë e Politeniupolit kanë mbërritur sot në Gjykatë.
Ndërkohë 23 nga 32 të arrestuarit përballen me akuza të rënda. Ndaj tyre janë ngritur procedime penale për vepra të shumta që kryesisht kanë të bëjnë me:
Organizata Kriminale
Grabitje
Trafik droge
Lëndim i rrezikshëm trupor
Rezistenca ndaj autoritetit
Mosbindje
Shkelje e ligjit për armët (kundërvajtje dhe krim)
Kujtojmë se arrestimet u kryen pas një supës aksioni të zhvilluar nga autoritetet greke, ku mbeti e plagosur një police 35-vjeçare, pasi u sulmua nga 30-vjeçari shqiptar.
Në të njëjtën kohë rezultoi se një efektiv policie kishte lidhje me trafikantët , dhe i sinjalizonte bashkëpunëtorët e tij për aksionet e policisë.
Arena e Lajmit