Një aksident i rëndë u raportua ditën e sotme në superstradën Lezhë-Laç .
Tre automjete u përplasen më njëra –tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur një grua dhe një fëmijë, të cilët u transportuan në spitalin e Lezhës.
Balkan Web sjell pamjet nga vendi i ngjarjes së aksidentit, ku shihet se çfarë ka mbetur nga përplasja e fortë e automjeteve.
Për pasojë në rrugë është krijuar edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.