Do të “sakrifikohet” për të zhbllokuar merkaton, Milani nxjerr në shitje sulmuesin kundër dëshirës së tij

Milani është vendosur në lëvizje për të zgjidhur çështjen e merkatos që për momentin duket e bllokuar, me kuqezinjtë që po shikojnë disa nga objektivat që kishin t’i largohen me radhë. Nisur nga kjo situatë klubi ka menduar një strategji auto financimi nëpërmjet shitjeve, ku duket se sulmuesi kroat Ante Rebiç do të jetë i larguari i parë.

REBIC 2

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport” kuqezinjtë i kanë komunikuar agjentit të 28-vjeçarit se do të pranojnë ofertat që vijnë në drejtim të tij pas formës zhgënjyese që ai shfaqi gjatë sezonit të kaluar.

Rebiç sidoqoftë duket se nuk është dakord të pranojë një largim nga Milani, me sulmuesin që e ka shprehur disa herë rëndësinë e klubit për të, një prishje e raporteve me drejtuesit mund ta detyrojnë gjithsesi kroatin të vendos të largohet, me disa pretendent nga Spanja dhe Gjermania që janë të interesuara për të marrë shërbimet e tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Do të “sakrifikohet” për të zhbllokuar merkaton, Milani nxjerr në shitje sulmuesin kundër dëshirës së tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook