Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Klodian Duro merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Parë

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian duro është zyrtarizuar si trajneri i ri i skuadrës së Lushnjes.

67567567777

Ish-tekniku i Kukësit, Luftëtarit dhe Feronikelit ka arritur akordin me klubin e Kategorisë së Parë për një kontratë 1-vjeçare.

Duro rikthehet kështu në drejtimin e një skuadre, ku në stolin e myzeqarëve do të pasojë teknikun Agim Canaj i cili u largua në përfundim të sezonit të shkuar.

Zyrtarizimi i teknikut është lajmëruar nga skuadra e Lushnjes nëpërmjet një statusi në “Facebook” ku i uron suksese Duros në këtë aventurë të re, me vetë teknikun që ka bërë një reagim lidhur me sfidën e re.

NJOFTIMI I KF LUSHNJES:

Zyrtare : Klodian Duro trajneri i ri i KF Lushnja .
Duro ka nënshkruar një kontratë një vjeçare , ku synimi kryesorë është Superliga .
I urojmë suksese profesor Duros !

Arena e Lajmit


Loading…

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Klodian Duro merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook