“Mezi presim të punojmë bashkë”, Yuri Kim takim me ambasadoren e BE në Shqipëri: Do të mbështesim zbatimin e plotë të reformës në drejtësi

Capture

Ambasadorja amerikane  Yuri Kim, ka bërë me dije se ka takuar ambasadoren e BE në Tiranë Christiane Hohmann.

Me anë të një postimi në Twitter, Kim u shpreh se po pret me padurim të punojë ngushtë me ekipin e BE-së, për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.

“E lumtur që takova ambasadoren e BE në Tiranë Christiane Hohmann. Ajo është e emocionuar që zyrtarisht kanë filluar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Union. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkroi ambasadorja Kim.

“Mezi presim të punojmë bashkë”, Yuri Kim takim me ambasadoren e BE në Shqipëri: Do të mbështesim zbatimin e plotë të reformës në drejtësi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook