Skenat seksuale në filmin “Her”, Scarlett Johansson zbulon se Joaquin Phoenix u largua nga seti gjatë xhirimit të momentit të orgazmës

Scarlett Johansson ka zbuluar se Joaquin Phoenix e kishte të vështirë të qëndronte në skenat e xhirimit në momentin kur ajo duhet të improvizonte sikur po kalonte në orgazmë në filmin “Her” të vitit 2013.

Scarlett Johansson Joaquin Phoenix

Phoenix luajti së bashku me aktoren në dramën me regjisor Spike Jonze, ku flitej për një burrë që bie në dashuri me sistemin operativ të telefonit të tij, një zë femëror si Siri, i quajtur Samantha, rol i luajtur nga Johansson.

Të dy kanë marrëdhënie seksuale nëpërmjet telefonit, gjë që kërkonte që Johansson të regjistronte orgazmën e rreme.

37 vjeçarja, e nominuar për Oskar, tha se regjistrimi i skenave seksuale mes Samantës së inteligjencës artificiale, e cila bie në dashuri me Theodore Twombly, ishte “një nga punët më sfiduese që ka bërë” dhe regjistrimi i audiove ishte e pakëndshme për Phoenix.

Johansson vuri në dukje: “Ti definitivisht nuk dëshiron të dëgjosh se si tingëllon të kesh një orgazmë të rreme. Më kujtohet ajo ditë. Duhet ta bëja ndryshe do të ngurtësohesha. Joaquin hyri, u përpoqëm të kalojmë pas hapi, dhe ai sikur po e humbiste. Ishte sikur “Nuk mund ta bëj”. Ai ishte si i zemëruar… ai tashmë e kishte [filmuar skenën], e kishte bërë vetë, dhe tani ai ishte me mua në këtë teatër të çuditshëm… ishte kaq e çuditshme”.

Scarlett Johansson Joaquin Phoenix1

Më pas shtoi: “Isha mirë. Joaquin nuk ishte, ai ishte shumë i mërzitur për këtë. Ai u largua nga studio, dhe unë mbeta vetëm dhe isha: “Nuk mund ta bëj vetëm. Kam nevojë që ai të kthehet”. Ai kishte nevojë për një pushim; ai bëri një pushim dhe u kthye brenda.”

Megjithë seancat e vështira të regjistrimit, puna e palodhur e Johansson, Jonze dhe Phoenix dha rezultat.

Ajo fitoi 48 milionë dollarë në arkat globale kundrejt një buxheti prej 23 milionë dollarësh dhe mori një çmim Oscar për skenarin më të mirë, së bashku me katër nominime të tjera.

“Unë nuk e kam parë atë film për një kohë të gjatë, por vë bast nëse do ta shikoja do të mërzitesha shumë”, tha Johansson. “Është e vështirë.”

 

 

Skenat seksuale në filmin “Her”, Scarlett Johansson zbulon se Joaquin Phoenix u largua nga seti gjatë xhirimit të momentit të orgazmës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook