Sulmuesi i Napolit, Viktor Osimen është rikthyer të flasë për dëmtimin horror që pësoi në sezonin e shkuar në ndeshjen kundër Interit, ku një kontrast me Milan Skrinar i dëmtoi rënd syrin e majtë.
23-vjeçari i ka rrëfyer ndjesitë ndaj ngjarjes në një intervistë për median nigeriane “Ëazobia FM”, ku e ka krahasuar këtë eksperiencë si të ngjashme me një vdekje të parakohshme.
“Ishte si një vdekje e parakohshme, kur mbërrita në spital it hash kirurgut se duhet të kthehesha të luaja brenda dy javësh, por kisha pësuar shumë fraktura.
Kisha rreth 18 vida në maskën që mbaja. Nuk arrija të flija ose të haja për shkak të dhimbjes që ndjeja.
U detyrova të shtrëngoja dhëmbët dhe dhashë gjithçka kisha për t’u rikthyer në fushë.”, u shpreh Osimen.
Arena e Lajmit
Loading…