“Krimi i organizuar dhe trafiqet e paligjshme, prioriteti ynë”, drejtori i Policisë së Shtetit zbardh takimin me ambasadorin e OSBE

Whatsapp Image 2022 09 29 At 11.42.08

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti në një takim kortezie ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë falënderoi ambasadorin për vizitën dhe e njohu atë me prioritetet që ai ka për krijimin e standardeve të reja në Policinë e Shtetit, duke u bazuar në tri shtylla kryesore, reforma ligjore, arsimore dhe ajo strukturore.

Drejtori e ka siguruar ambasadorin se lufta ndaj krimeve ndërkufitare, krimit të organizuar, migracionit dhe trafiqeve të paligjshme janë prioritete të Policisë së Shtetit, të cilat mund të përmbushen më së miri kur Policia e Shtetit gëzon mbështetjen dhe besimin e partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Rrumbullaku theksoi se Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar mbi baza besimi dhe profesionalizmi, me të gjithë partnerët dhe organizatat ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, si edhe me ato që punojnë për rritjen e sigurisë në rajon, Evropë e më gjerë.

Ambasadori Del Monaco i uroi Drejtorit të Përgjithshëm suksese në detyrën e rëndësishme dhe e vlerësoi si të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm me Policinë e Shtetit në të gjitha fushat, si për Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, Departamentin e Policisë Kriminale, ashtu edhe për strukturat e luftës kundër krimit kibernetik dhe trafiqeve të paligjshme.

Ambasadori Vincenzo Del Monaco i konfirmoi Drejtorit të Përgjithshëm mbështetjen akoma më të madhe të OSBE-së në vazhdim, duke theksuar se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është në dispozicion të Policisë së Shtetit në të gjitha ato fusha ku Policia e Shtetit ka nevojë. Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e dhënë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ndër vite. Më tej, Rrumbullaku dhe Del Monaco theksuan rëndësinë e forcimit të këtij bashkëpunimi, si dhe të asistencës e mbështetjes nga ana e OSBE-së për Policinë e Shtetit.

“Krimi i organizuar dhe trafiqet e paligjshme, prioriteti ynë”, drejtori i Policisë së Shtetit zbardh takimin me ambasadorin e OSBE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook