Mesfushori i Kombëtares në radarët e Tiranës, zbulohet manovra e fundit e kampionëve

Tirana synon gjithnjë lojtarë cilësorë dhe një pjesë e objektivave së fundmi kanë qenë lojtarë të cilët janë pjesë e Kombëtares Shqiptare.

emanuele-ndoj

Së fundmi ka dalë në skenë edhe emri i mesfushorit Emanuele Ndoj, i cili pas dëmtimeve të shpeshta që pësoi në sezonet e fundit e humbi vendin e titullarit të Breshia. Më pas 26-vjeçari u huazua te Kozenca, por pa mundur të lërë gjurmë. “Panorama Sport” mëson se klubi bardheblu ka nisur zyrtarisht kontaktet me futbollistin dhe pret një përgjigje nga ai.

Ndoji do të ishte një alternativë e mirë në mesfushë dhe nëse do të përshtatej, mund të ndiqte rrugën e Seferit, i cili pas një sezoni fantastik u shpall kampion dhe ka oferta të rëndësishme për të luajtur jashtë Shqipërisë. Kohët e fundit Tirana ka shfaqur interes edhe për dy mbrojtësit e Kombëtares, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.

Arena e Lajmit


Loading…

Mesfushori i Kombëtares në radarët e Tiranës, zbulohet manovra e fundit e kampionëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook