Sadio Mane do të mbajë fanellën me numri 17 te Bajerni i Mynihut. Nënshkrimi i ri i gjigantit bavarez zgjodhi këtë numër të skuadrës pasi mori në konsideratë opsionet që ishin të disponueshme.
Javën e kaluar, lojtari nënshkroi për kampionët gjermanë deri më 30 qershor të vitit 2025. Në një prononcim të dhënë, Mane ka zbuluar arsyen pse zgjodhi numrin 17.
“Zgjodha 17-shin nga numrat e fanellave të lira në Bajern dhe synoj të festoj shumë suksese me ekipin tim dhe këtë numër. Tani mezi pres me të vërtetë të filloj përgatitjet për sezonin me shokët e mi të rinj shumë shpejt.”, deklaroi Sadio Mane.
Fanella e Manes me numrin 17 do të jetë e disponueshme në të gjitha dyqanet e Bajernit dhe në dyqanin online nga e marta.
Deri më tani, numri 17 te kampionët gjerman është veshur ndër të tjera nga Zherom Boateng, ish-kapiteni Mark van Bomel, Christian Ziege dhe Torshten Fink.
Arena e Lajmit
Loading…