Vllaznia e Mirel Josës, nuk ndalet me kërkesat në merkato. Pas zyrtarizimit të Boshnjakut, Shehit, Vulajt dhe Juriçit, shkodranët janë hedhur sërish në sulm, teksa kërkojnë shërbimet e ish-futbollistit të Shpresave, Shefit Shefiti.
Sipas “Shkodra Sport”, drejtuesit kuqeblu, janë në bisedime me futbollistin e dalë nga akademija e Shkëndijës së Tetovës, që prej 2 sezonesh është pjesë e Renovës në elitën e futbollit maqedonas.
Në sezonin e fundit Shefiti është aktivizuar 28 ndeshje me Renovën, ku shënoi 6 gola dhe regjistroi 6 asiste. Kujtojmë që 24-vjeçari ka qenë edhe pjese e Kombëtares U21 të Shqiperisë me të cilën ka luajtur edhe 7 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Pozitiv është fakti se Shefiti i luan të 3 pozicionet e repartit të sulmit, si në të dy krahët, ashtu dhe në qendër.
Arena e Lajmit
Loading…