VIDEO/ Njëri në kërkim për kultivim droge, tjetri për vjedhje, dy të arrestuar në Elbasan

Arrstim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Center”, ndërsa në pranga kanë rënë 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ra shtetasi me inicialet A. S., 30 vjeç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe 36-vjeçari me inicialet M. A., 36 vjeç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Center”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

A. S., 30 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

M. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

VIDEO/ Njëri në kërkim për kultivim droge, tjetri për vjedhje, dy të arrestuar në Elbasan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook