Vanda Nara dhe Mauro Ikardi kanë nënshkruar dokumentet e divorcit! 35-vjeçarja flet për konfliktet familjare dhe rolin e saj si menaxhere

Duket sikur udhëtimi i Mauro Ikardit në Argjentinë dy javë më parë për të biseduar me Vanda Narën nuk dha rezultat.

wanda nara mauro1

Mësohet se çifti i famshëm kanë nënshkruar dokumentet e tyre të divorcit. Marrëdhënies së vështirë të çiftit duket se i erdhi fundi, pas krizës në martesë që nisi në tetor 2021.

“Këto janë letrat e divorcit që Vanda nënshkroi më 1 tetor kur Ilardi erdhi këtu dhe foli me Ana Rosenfeld për orë të tëra në apartamentin e Nunez”, tha gazetari argjentinas Angel de Brito.

616ef2e851243

Duket se Ikardi ka filluar të ndryshojë mendimin e tij kur flet për agjenten e tij sportive. Pasi u shpreh se e gjithë bota po qesh me sjelljen e saj, janë bërë publike edhe disa nga mesazhet private të Icardit.

“Kur pretendon se je single apo thua se je, por je TOKSIKE”, ka shkruar ai. “NIVELI TOKSIK 1000.”

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, biznesmenja ripohoi se është “e vetmja” menaxhere e Ikardit.

“Ndonjëherë ka ndërmjetës, por deri në kalimin e tij në Turqi unë kam qenë përfaqësuese e tij”, tha ajo.

Pyetjes nëse ndarja nga Mauro do jetë e lehtë apo jo, Vanda iu përgjigj: “Shpresoj. E kemi zgjidhur çështjen ekonomike vitin e kaluar. Dhe shpresoj që të mos jetë një betejë e vështirë sepse nuk kërkoj asgjë, punoj dhe kam gjërat e mia. As kur u ndava herën e parë nuk kërkova asgjë.”

Së fundi, Vanda foli për planet e saj për të ardhmen, duke pasur parasysh që fëmijët dhe ish-in e saj që ndodhen në Stamboll.

“Unë do të shkoj e do të vij gjatë gjithë kohës sepse kam angazhime këtu. Edhe në Milano, ku do të punoj dhe kam nja dy reklama”, iu përgjigj ajo.

Ndërsa tregoi çfarë mendonte për ata që thonë se ajo i shkatërroi karrierën e Ikardit.

“E vetmja gjë që më ka mbetur është të vesh këpucët dhe të futem në fushë. Roli im është të gjej kontratën më të mirë që mund të ketë. Dhe mendoj se sot Mauro ka një kontratë që e kanë jo më shumë se gjysma e lojtarëve të ekipit tonë”, përfundoi Nara.

 

Vanda Nara dhe Mauro Ikardi kanë nënshkruar dokumentet e divorcit! 35-vjeçarja flet për konfliktet familjare dhe rolin e saj si menaxhere

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook