Fallu Dianje ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij.
Mbrojtësi që u aktivizua sezonin e kaluar me Vllazninë do të vijojë të jetë sërish nën urdhrat e Thomas Brdariç, kësaj here jo në Shkodër, por në Indi me skuadrën e Çenaijinit.
Për këtë transferim të senegalezit ka folur vetë Thomas Brdariç:
“Dianje është një lojtar me shumë përvojë që duhet të stabilizohet dhe të udhëheqë mbrojtjen. Ai ka një qetësi te topi dhe është gjithashtu një model absolut për sa i përket disiplinës.
Ai do të ambientohet shpejt dhe do të jetë një pjesë e rëndësishme e ekipit.”, tha Brdariç.
Ndërkohë vetë 32-vjeçari ka treguar se është tepër i emocionuar:
“Unë jam i emocionuar sepse kjo është hera ime e parë në Indi. Jam shumë i lumtur që i bashkohem Çenaijinit dhe shpresoj të sjell diçka në ekip në mënyrë që së bashku të fitojmë më shumë tituj”, tha Dianje.
Më parë mbrojtësi ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Koniasporit, Verder Bremenit, Metzit, Ren dhe Frajburgut.
– Arena e Lajmit
Loading…