Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka theksuar edhe një herë kërkesën e kësaj partie për shkrirjen e Bordit të Transparencës, pas rritjes sërish të çmimit të naftës.
Vasili sjell shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi, vende të cilat e kanë më të ulët çmimin e naftës se në vendin tonë, teksa sipas tij në këto dy vende të rajonit çmimi është 170 lekë për litër, ndërsa në Shqipëri rritet në mënyrë të vazhdueshme.
Deputeti i PL thotë se vjedhja përmes Bordit po konsumohet sheshit, ndaj thekson se dy janë zgjidhjet, “shkrirje e menjëhershme e Bordit te Hajduteve dhe ulja e taksave që rëndojnë mbi naftën”.
Reagimi i Vasilit:
Maqedonia dhe Mali i Zi pasqyra, ku shihet qarte fytyra e Bordit te Hajduteve
Bordi i Hajduteve Qeveri+Oligarki rriti dje perseri ne menyre mafioze çmimin e Naftes me 6 lek.
Ndonese çmimi i Naftes ne Bursa bie deri me poshte se para luftes Bordi me urdher te Oligarkeve vazhdon rritjen.
Justifikimet e Bordit jane te nje paturpesie te padegjuar.
Shikoni çmimet ne Maqedoni e Mal te Zi.
Po mire mo Bordi i Hajduteve, po kjo Maqedonia nuk i sheh Bursat, qe çmimin e Naftes nuk e leviz nga 90 denare( rreth 170 lek).
Po mire mo Bordi i Hajduteve, po Mali i Zi nuk i sheh keto Bursa qe e mban çmimin e Naftes edhe nen 170 lek.
Vjedhja permes Bordit po konsumohet sheshit. Ka vetem dy zgjidhje qe nuk presin më:
Shkrirje e menjehershme e Bordit te Hajduteve
Ulja e taksave qe rendojne mbi Naften.
P.S Fotot jane te çmimeve dje ne Maqedoni dhe Mal te Zi.