![elira-770x398-1 Elira](https://www.arenaelajmit.com/wp-content/uploads/2022/05/elira-770x398-1.jpg)
Personi që shihni në foto është Elira Varfi, 38-vjeçarja nga Fieri që u arrestua në pikën kufitare të Kakavijës, pasi tentoi të kalonte një sasi droge drejt vendit helen.
Burime për “BalkanWeb” bënë të ditur se e reja e bënte shpesh këtë itinerar, e kjo nxiti dyshimet e autoritete. Këtë të martë, efektivët në pikën doganore vendosën të ushtronin kontroll në autobusin me të cilën po udhëtonte Varfi. Pas kontrolleve, gruas iu gjet një sasi prej 4 kg e 160 gramësh heroinë dhe 780 gramë kokainë.
Ajo e kishte fshehur drogën në trup, ku e kishte mbështjellë me çorape, për t’u mos u zbuluar.
Arena e Lajmit