Tirana ka objektiva të qartë. Kërkon medoemos lojtarë në qendër të mbrojtjes dhe djathtas. Trajneri Orges Shehi e ka bërë të qartë këtë situatë dhe klubi po lëviz për të afruar futbollistë.
Mirë apo keq, Tirana po shkëlqen në merkato dhe skuadrën po e bën nga e para. Me largimin e Tolit dhe Hoxhallarit, skuadra duket sikur u lëkund, ndërsa me ardhjen e Florent Hasanit, Albano Aleksit dhe Ardit Hilës, mbrojtja është blind, ashtu edhe mesfusha, ndërsa sulmi bëhet fluturues.
Edhe stoli i rezervave do të jetë më i plotë, me De Silvën e Hilën. Pa harruar të rinjtë e tjerë që skuadra i ka me shumicë dhe që janë gati për të kapur një shans te Tirana.
Tirana pritet të luajë me një 11-she duke filluar nga Bekaj në portë, Toshevski, Behiratçe, Najdovski e Ismajlgeci në mbrojtje. Në mesfushë, Aleksi, Totre e Limaj. Sulmi është i përbërë nga treshja Xhixha, Seferi dhe De Silva që është gati për të qenë në fushën e lojës.
Arena e Lajmit
Loading…