Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sfiduar hapur qeverinë Rama, ndërsa theksoi se nëse do të bëjnë një ligj anti-Berishë, hovi dhe vrulli përballë tyre do të rritet.
Berisha tha se nuk e shqetëson përmbajtja e këtij projektligji.
“Në një tekst që kam parë unë nuk ekziston por i ftoj ta bëjnë. Ka standarde evropiane të qarta, ka rezoluta për për të gjitha këto, nëse do bëjnë një ligj anti Berishë, të provojnë, i siguroj se vrulli dhe hovi vetëm do të rritet. Në draftin e tyre që më kanë sjellë bashkëpunëtorët e mi ata kanë Lustracionin”, tha ish kryeministri.
Arena e Lajmit