Një incident dhune në familje është regjistruar në Kretë, ku një 50-vjeçar shqiptar ka dhunuar mbesën e tij vetëm 2-vjeçare.
Sipas një denoncimi të bërë nga një dëshmitar okular në polici, ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës, kur 50-vjeçari ka goditur dhe shkelmuar mbesën e tij teksa ishin brenda një pastiçerie.
Sakaq, dëshmitari okular ka njoftuar policinë dhe 50-vjeçari është arrestuar menjëherë.
Arena e Lajmit