Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së zhvilluar ditën e sotme me gazetarët, ka folur për ngjarjen e rëndë ndodhur dje në Vlorë ku humbën jetën 2 persona pas një atentati.
Berisha tha se rendi dhe siguria janë në dorë të krimit dhe se kryeministri Rama ua lejon dhe i inkurajon bandat me thirrjet e tij për vrasje.
“Rendi dhe siguria janë në dorë të krimit. Në një hark kohor prej 12 orës u përgjakën rrugën t e Elbasanit, të Sarandës dhe të Vlorës.
E vërteta është se substrakti i këtyre vrasjeve qëndron në faktin se bandat dhe krimi kontrollojnë shtetin, janë në një farë mënyrë shteti real i këtij vend, ndërkohë platforma zyrtare e Ramës për luftën kundër krimit është: hani kokën e njëri-tjetrit.
Kryeministri ua lejon dhe i inkurajon bandat me thirrjet e tij për vrasje. Dënoj këtë qëndrim, vrasje të shëmtuara në rrugë dhe sheshet e qyteteve dhe garantoj shqiptarët se politika jonë do jetë 0 tolerancë ndaj krimit, do u japim bandave vendin që meritojmë”, tha Berisha.