Po shkonte në Greqi, dështon tentativa e të resë shqiptare për të trafikuar drogën. Si u zbulua në Kakavijë me 4 kg heroinë dhe rreth 800 gram kokainë (Video)

Screenshot 4

Edhe pse ishte kujdesur që drogën ta fshihte mirë në trupin e saj, 38-vjeçarja E. V., nga Fieri nuk ka arritur të kalojë një sasi droge në Greqi.

Në pikën kufitare të Kakavijës, autoritetet, i ushtruan kontroll rutinë autobusit të linjës Berat-Athinë, ku dhe zbuluan 10 pako drogë të fshehur në trupin e E. V. Tetë prej pakove mësohet se ishin të mbushura me heroinë, me peshë totale 4 kg e 160 gramë, ndërsa 2 të tjera ishin plotësuar me kokainë, pesha e së cilës u llogarit 780 gramë.

Policia ka arritur të arrestojë gruan, ndërsa droga, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Kakavije

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetase.

Sekuestrohen 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë pasagjerët e autobusit të linjës Berat-Athinë. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetases E. V., e cila udhëtonte si pasagjere në këtë autobus, është bërë e mundur gjetja e 10 pakove me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë(me peshë totale 4 kg e 160 gramë), ndërsa 2 pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë totale 780 gramë.)

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. V., 38 vjeçe, banuese në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Po shkonte në Greqi, dështon tentativa e të resë shqiptare për të trafikuar drogën. Si u zbulua në Kakavijë me 4 kg heroinë dhe rreth 800 gram kokainë (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook