“Këto praktika s’do njihen nga opozita”, paralajmëron Berisha: ‘Pasaportat e arta’ të Ramës për kriminelët, do bllokojnë procesin e integrimit drejt BE

Whatsapp Image 2022 08 19 At 12.04.25 Pm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar qeverinë Rama dhe ata që pritet të përfitojnë përmes pasaportave të arta, duke marrë nënshtetësinë shqiptare.

Në një konference për mediat, Berisha tha se kjo praktikë nuk do të njihet nga opozita.

“Rama është i njohur për shkatërrimin e klimës së biznesit. Kanë abuzuar me prokurimet, me tenderat sekrete, partneritete famoze, konkurrimet e koncensioneve pa garë, mbi 110 biznese janë mbyllur, janë larguar qindra investitorë. Nuk ka ardhur në Shqipëri asnjë biznesmen seriozes për të bërë investime. Investimet njohin ditët më të vështira. Edi Rama me moton e zëvendësimit të shtetit ligjor me atë të mafias, kërkon të koncensionojë dhe çështjet e shtetësisë dhe dokumenteve për të. Rama po e shndërron procesin e goditjes së shtetit, të dhënies me koncesion të shtetësisë, dhe pasaportën e artë, Rama e shndërron Shqipërinë në një vend të rrezikshëm, për shkak të terroristëve dhe kriminelëve që mund të mblidhen në këtë vend, për rajonin dhe botën Me këtë rast përshëndet qëndrimin e Komisionit Evropian që është shprehur kundër këtyre praktikave. Dënoj me ashpërsi të madhe pasaportën e artë të Ramës si një thirrje për trafikantët dhe kriminalët nga mbarë bota. “paguani që të mblidheni në Shqipëri”, paralajmëroi Rama. Këto praktika kanë qëllim të dytë, bllokomin e procesit drejt BE. E paralajmëroj në mënyrë serioze dhe paralajmëroj çdo person, aplikimi mbi bazën e kësaj praktike s’do të njihet nga opozita shqiptare. ndaj mos bjer pre e një skeme të madhe mashtrimi.”, tha ai.

“Këto praktika s’do njihen nga opozita”, paralajmëron Berisha: ‘Pasaportat e arta’ të Ramës për kriminelët, do bllokojnë procesin e integrimit drejt BE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook