Guxim të jashtëzakonshëm/ Si e kontrollonte Universitetin kreu i bandës shqiptare në Greqi, “Esko” si personazh filmash, policia ka në dorë….

3287246 (1)

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aktivitetin e bandave që strehoheshin në Universitetin Politeknik në zonën e Zografou, që drejtohej nga shqiptari i njohur si “Esko”

Sipas dëshmitarëve, autorët kishin aq guxim sa shfaqnin forcën e tyre edhe brenda ambienteve të universitetit ku strehoheshin. Sipas dëshmisë së një 42-vjeçar, ai është dhunuar rëndë në maj të vitit 2022, në afërsi të Universitetit Politeknik pasi dyshuan se mos ishte polic.

Ata ndiheshin të paprekshëm brenda ambienteve të universitetit.

“Çështja s’ka mbaruar këtu, as zbulimit. Dhe kjo pasi nga e hëna do të nisë hetimi për 20 celularët e të arrestuarve. Pamjet që kemi parë deri më tani, foto, video, mesazhe, telefonat janë nga celularët e të arrestuarve që kishin rënë në prangat e policisë pak ditë para se të kryhej operacioni dhe u zbulua se ishin anëtarë të grupit kriminal”, tha gazetarja Mina Karamitrou e cila ka ndjekur nga afër këtë çështje.

“Policia ka në duar 20 aparate celularë. Ata mendojnë se do gjejnë prova të reja. Sigurisht që ka materiale të tjera dhe ka shumë mundësi që të shfaqen fytyra të reja. Sigurisht që ka edhe video, mesazhe dhe sigurisht biseda të reja në sistemet online që ata përdorën. Në dosjen e çështjes përshkruhet se krimineli me origjinë shqiptare ka bërë rrugë të dyfishta, pra në ndërtesat e larta të Kampusit Universitar, për të vëzhguar, për të bërë një mbikëqyrje të përgjithshme të zonës për të parë se çfarë po ndodh dhe nëse policia do vinte në Kampusin Universitar ”, u raportua në median greke.

Sipas gazetares “Esko” kishte arritur që të krijonte pika kyçe në pjesën e sipërme të Universitetit dhe përreth, duke vendosur disa persona që ruanin se mos kishte ndonjë lëvizje të dyshimtë, apo mos ndërhynte policia.

Guxim të jashtëzakonshëm/ Si e kontrollonte Universitetin kreu i bandës shqiptare në Greqi, “Esko” si personazh filmash, policia ka në dorë….

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook