Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku ndodhi edhe rrëmbimi i Indrit Beqirajt.
Mësohet se Indrit Beqiraj ishte duke udhëtuar me vëllanë e tij G.Beqiraj me motor, një mjet u ka prerë rrugën e janë përplasur dhe motori ka dalë nga rruga,. Dy vëllezërit Beqiri janë rrahur me ata personat e automjetin qe u preu rrugën.
Në konflikt u përfshinë dhe disa persona të tjerë.
Në konflikt e sipër ata kanë marrë me vete në makinë Indrit Beqiraj dhe janë larguar. Si rezultat reagimit të policisë këta e kanë lënë diku në rrugë e kanë ikur.
Sakaq Indrit Beqiraj shkoi në polici bashkë me vëllanë. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe po hetohet si heqje e paligjshme e lirisë.
Arena e Lajmit