Talenti shqiptar i Kosovës, Patriot Sejdiu, është duke jetuar një ëndërr në karrierën e tij. Sulmuesi 22-vjeçar u transferua nga skuadra e Dalkurd te kampionët e Malmos, në këtë sezon, teksa ditën e sotme u shndërrua në hero, duke shënuar golin e fitores, në derbin ndaj Helsingorgut.
Sejdiu u aktivizua në fushë në minutën e 89-të, teksa në të 90-tën realizoi golin e fitores, pas një veprimi mjaft të bukur individual. Kjo ishte ndeshja e 5-të me fanellën e Malmos për shqiptarin e Kosovës, që kërkon të shndërrohet ne lider te kampionët në fuqi të Suedisë.
Aktualisht Malmo është në vendin e pestë me 21 pikë nga 12 ndeshje. Për më tepër shikoni golin e realizuar nga Sejdiu:
Patriot Sejdiu! Malmö FF gör 2-1 mot Helsingborg! pic.twitter.com/3d4mY4tQE0
— discovery+ sport 🇸🇪 (@dplus_sportSE) June 27, 2022
Arena e Lajmit
Loading…