Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka njoftuar sot se ditën e nesërme pritet të nisë edhe kampi veror i të rinjve të Partisë së Lirisë në Jalë.
Ai ka zgjedhur të ndaj me ndjekësit një foto nga ky bregdet, ku shtoi se ndryshimet e mëdha fillojnë nga të rinjtë.
“Edhe një ditë nga fillimi i Kampingut të të rinjve të Partisë së Lirisë në Jalë.
I paduruar për t’u bashkuar me ta. Ndryshimet e mëdha fillojnë me të rinjtë”, shkroi Meta.