U shkarkua me një telefonatë nga Partizani, “Ultras Guerrils” del në mbrojtje të Ledio Panos: Historia nuk zhbëhet! Duhet guxim i madh që…

Ledio Pano u shkarkua nga detyra e trajnerit të Partizanit U-17 me një telefonatë edhe pse u shpall kampion i Kategorisë së Parë. Pas këtij veprimi nga drejtuesit e kuq kanë reaguar tifogrupi i Partizanit “Ultras Guerrils”, të cilët në profilin e tyre të rrjetit social “Facebook” kanë shkruar se klubi ka marrë trajtat e një ekipi privat dhe se ndryshojnë simbolet e klubit për shkak të gustove personale.

Ledio Pano

REAGIMI I TIFOGRUPIT “ULTRAS GUERRILS” –

“Klubi Partizani ka marrë trajtat e një ekipi privat i cili dita ditës i largohet asaj që përfaqëson klubi më i madh dhe më popullor ne Shqipëri. Sa më shumë i largohet historisë dhe asaj çka përfaqëson fanella më e rëndë në vend aq më i madh bëhet hendeku që ka bërë shumë tifozë të largohen, ta refuzojnë dhe ta braktisin para një lloj arrogance të tillë.

Një arrogancë që fillon që me ndryshimin e simboleve të klubit për gusto personale, e mbaron në largimin nga klubi i simboleve që përbëjnë trashëgiminë e lavdisë së këtij klubi. Duhet guxim i madh që të shkarkosh dhe largosh nga klubi PARTIZANI një PANO.

PANO dhe PARTIZANI janë sinonime, dhe veprimet e klubit tregojnë të kundërtën e asaj që duhet të tregojë një klub i madh. Për disa në klub historia e Partizanit  fillon në ditën kur kanë zënë zyrën, e ndoshta mbaron në ditën që e lënë, ndërsa në zemrat e tifozëve ngelin shenja të cilat nuk zhbëhen ashtu siç nuk mund të zhbëhet historia e as shija e hidhur që na lënë veprime te tilla.

Ledjo Pano i ka lënë shenjat e veta.”

U

– Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ E shkarkojnë me një telefonatë, Ledio Pano nuk është më te Partizani


Loading…

U shkarkua me një telefonatë nga Partizani, “Ultras Guerrils” del në mbrojtje të Ledio Panos: Historia nuk zhbëhet! Duhet guxim i madh që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook