“Policia e Shtetit po operon manualisht”, Klodiana Lala për sulmin e sotëm kibernetik: Nuk është MEMEX! Qëllimi është destabilizimi i vendit

9635e683 0fe4 4843 8a2c 3c19dbaab89b

Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, po diskutohet në lidhje me sulmin kibernetik ndaj sistemit Memex dhe publikimin e të dhënave.

Gazetarja Klodiana Lala, u shpreh se nuk bëhet fjalë për të dhëna të sistemit Memex, por se është një bashkim të dhënash me qëllim destabilizimin e vendit.

“Shqetësimi që kam ngritur është se është një ngjarje e rëndë, si në sistemin TIMS edhe të tjera, autoritetet nuk duan ta pranojnë. Të dhënat e sotme, në pamje të parë, nuk më rezulton sistemi MEMEX por personash të skeduar dhe në kërkim dhe nuk ngjan me Memex, i cili në thelb është bërthama lënda fillestare e policisë së shtetit. Aty gjen cdo gjë për një emër të caktuar. Flasim për Ervis Martinaj që është i zhdukur, por çdo herë që është hetuar apo marrë në pyetje është e përfshirë në Memex. Mënyra si është hedhur dhe anglishtja e përdorur, të lënë të mendosh që nuk është ky sistem. por unë mendoj që Memex është marrë. Kam biseduar me zyrtarë dhe në një  nga drejtoritë kryesore në vend i kërkova një ndihmë  dhe më tha e kam të pamundur sepse nuk kemi asnjë material në kompjutera dhe i kemi shkëputur nga sistemi e po punojmë manualisht. Sot policia e shtetit punon manualisht.

Burimet më thonë që jo vetëm Memex por edhe sisteme të tjera janë hackeruar.

Të nesërmen kur të dalin sistemet e Mmemexit çdo të ndodh?

Në dijeninë time në rastin e Peleshit nuk me rezulton asnjë herë i skeduar. Listë kontigjentësh, më duket se është një miksim të dhënash. Kanë identitetin dhe asnjë të dhënë tjetër. Në mënyrë të qëllimshme mund të jetë bërë për të destabilizuar vendin.

Sulmet kibernetike bëhen ose për para ose destabilizim. ne nuk kemi asnjë të dhënë që të jenë kërkuar para, pra mbetet destabilizimi dhe tensioni social.

Provova të blej një nga të dhënat që u nxorën dhe nuk e blejë dot. Deri tani qeveria shqiptare nuk pranon se janë kërkuar para në këmbim të të dhënave”, tha Lala.

Arena e Lajmit

“Policia e Shtetit po operon manualisht”, Klodiana Lala për sulmin e sotëm kibernetik: Nuk është MEMEX! Qëllimi është destabilizimi i vendit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook