Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Enea Mihaj, është një nga lojtarët që kërkohet nga Tirana këtë merkato për të kompletuar repartin e prapavijës.
Siç bënë me dije media greke, “Sportime”, për 24-vjeçarin janë interesuar dhe dy skuadra të tjera që janë shpallur kampion këtë sezon në Europë. Bëhet fjalë për Kopenhagenin dhe Ferençvaroshin.
Kampionët e Danimarkës ishin të interesuar edhe në Janar për shërbimet e mbrojtësit kuqezi, por një marrëveshje me PAOK-un nuk u arrit dot. Këtë verë, Kopenhagen do të kërkojë sërish për të siguruar shërbimet e Mihaj, edhe pse konkurrenca me kampionët e Hungarisë pritet të jetë e vështirë.
Pista për të mbërritur te 24-vjeçari tashmë bëhet më e vështirë për Tiranën, me kampionët në fuqi të Shiqpërisë që kanë në plan dhe disa lojtarë të tjerë për prapavijën.
LEXO EDHE: Tirana do patjetër lojtarë për prapavijën, ja tri opsionet e bardhebluve për repartin e mbrojtjes
Arena e Lajmit
Loading…